Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zakaria 11:14-17 Bibla Shqip (ALBB)

14. Pastaj theva shkopin tjetër "Bashkimi", për të thyer vëllazërinë ndërmjet Judës dhe Izraelit.

15. Atëherë Zoti më tha: "Merri edhe veglat e një bariu të pamend.

16. Sepse ja, unë do të nxjerr në vend një bari që nuk do të kujdeset për delet që humbasin, nuk do t'i kërkojë ato që janë të reja, nuk do të shërojë të plagosurat, nuk do të ushqejë ato që rrinë në këmbë, por do të hajë mishin e të majmeve dhe do t'u shkulë edhe thonjtë".

17. Mjerë bariu i pavlerë që e braktis kopenë! Një shpatë do të jetë kundër krahut të tij dhe kundër syrit të tij të djathtë. Krahu i tij do të thahet krejt dhe syri i tij do të verbohet fare.

Lexoni kapitullin e plotë Zakaria 11