Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zakaria 1:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Në muajin e tetë të vitit të dytë të Darit, fjala e Zotit iu drejtua Zakarias, birit të Berekiahut, bir i Idos, profet, duke thënë:

2. "Zoti ishte zemëruar shumë me etërit tuaj.

3. Prandaj u thuaj: Kështu thotë Zoti i ushtrive: Kthehuni tek unë, thotë Zoti i ushtrive, dhe unë do të kthehem te ju", thotë Zoti i ushtrive.

4. "Mos u bëni si etërit tuaj, të cilëve profetët e së kaluarës u kanë shpallur, duke thënë: "Kështu thotë Zoti i ushtrive: Kthehuni nga rrugët tuaja të këqija dhe nga veprat tuaja të këqija". Por ata nuk dëgjuan dhe nuk më kushtuan vëmendje", thotë Zoti.

Lexoni kapitullin e plotë Zakaria 1