Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Vajtimet 5:7-20 Bibla Shqip (ALBB)

7. Etërit tanë kanë mëkatuar dhe nuk janë më, dhe ne mbajmë ndëshkimin për paudhësitë e tyre.

8. Skllevërit sundojnë mbi ne, askush nuk mund të na çlirojë nga duart e tyre.

9. E nxjerrim bukën duke rrezikuar jetën tonë, përpara shpatës së shkretëtirës.

10. Lëkura jonë është ngrohur si në një furrë për shkak të valës së urisë.

11. Kanë dhunuar gratë në Sion, virgjëreshat në qytetet e Judës.

12. Krerët janë varur nga duart e tyre, fytyrat e pleqve nuk janë respektuar.

13. Të rinjtë i vunë të bluajnë, të vegjlit u rrëzuan nën barrën e druve.

14. Pleqtë nuk mblidhen më te porta, të rinjtë nuk u bien më veglave të tyre.

15. Gëzimi i zemrave tona është pakësuar, vallja jonë është shndërruar në zi.

16. Kurora ka rënë nga koka jonë; mjerë ne, sepse kemi mëkatuar!

17. Prandaj u sëmur zemra jonë, për këto gjëra na janë errësuar sytë:

18. për malin e Sionit që është i shkretuar dhe në të cilin sillen dhelprat.

19. Por ti, o Zot, mbetesh për jetë, dhe froni yt brez pas brezi.

20. Pse do të na harroje për jetë dhe do të na braktisje për një kohë të gjatë?

Lexoni kapitullin e plotë Vajtimet 5