Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Vajtimet 5:1-12 Bibla Shqip (ALBB)

1. Kujto, o Zot, atë që na ka ndodhur, shiko dhe vër re turpin tonë.

2. Trashëgimia jonë u ka kaluar të huajve, shtëpitë tona njerëzve që nuk janë tanët.

3. Ne u bëmë jetimë, pa etër, nënat tona janë si të veja.

4. Duhet të paguajmë për ujët që pimë, drutë tona i kemi vetëm me pagesë.

5. Na ndjekin me një zgjedhë mbi qafë, jemi të rraskapitur dhe nuk kemi fare pushim.

6. I kemi shtrirë dorën Egjiptit dhe Asirisë për t'u ngopur me bukë.

7. Etërit tanë kanë mëkatuar dhe nuk janë më, dhe ne mbajmë ndëshkimin për paudhësitë e tyre.

8. Skllevërit sundojnë mbi ne, askush nuk mund të na çlirojë nga duart e tyre.

9. E nxjerrim bukën duke rrezikuar jetën tonë, përpara shpatës së shkretëtirës.

10. Lëkura jonë është ngrohur si në një furrë për shkak të valës së urisë.

11. Kanë dhunuar gratë në Sion, virgjëreshat në qytetet e Judës.

12. Krerët janë varur nga duart e tyre, fytyrat e pleqve nuk janë respektuar.

Lexoni kapitullin e plotë Vajtimet 5