Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Vajtimet 3:22-36 Bibla Shqip (ALBB)

22. Është hiri i Zotit që nuk jemi shkatërruar plotësisht, sepse mëshirat e tij nuk janë mbaruar plotësisht.

23. Përtëriten çdo mëngjes; e madhe është besnikëria jote.

24. "Zoti është pjesa ime", thotë shpirti im, "prandaj do të kem shpresë tek ai.

25. Zoti është i mirë me ata që kanë shpresë tek ai, me shpirtin që e kërkon.

26. Gjë e mirë është të presësh në heshtje shpëtimin e Zotit.

27. Gjë e mirë është për njeriun të mbajë zgjedhën në rininë e tij.

28. Le të ulet i vetmuar dhe të qëndrojë në heshtje kur Perëndia ia imponon.

29. Le ta vërë gojën e tij në pluhur, ndofta ka ende shpresë.

30. Le ti japë faqen atij që e godet, të ngopet me fyerje.

31. Sepse Zoti nuk hedh poshtë përgjithnjë;

32. por, në rast se hidhëron, do të ketë dhembshuri sipas shumësisë së mirësive të tij,

33. sepse nuk e bën me kënaqësi poshtërimin dhe hidhërimin e bijve të njerëzve.

34. Kur dikush shtyp nën këmbët e tij tërë robërit e dheut,

35. kur dikush shtrembëron të drejtën e një njeriu në prani të Më të Lartit,

36. kur dikujt i bëhet një padrejtësi në çështjen e tij, a nuk e shikon Zoti?

Lexoni kapitullin e plotë Vajtimet 3