Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Vajtimet 3:2-10 Bibla Shqip (ALBB)

2. Ai më ka udhëhequr dhe më ka bërë të eci nëpër terr dhe jo në dritë.

3. Po, kundër meje ai ka kthyer disa herë dorën e tij tërë ditën.

4. Ai ka konsumuar mishin tim dhe lëkurën time, ka copëtuar kockat e mia.

5. Ka ndërtuar fortesa kundër meje, më ka rrethuar me hidhërim dhe me ankth.

6. Ka bërë që unë të banoj në vende plot errësirë, ashtu si të vdekurit prej shumë kohe.

7. Më ka ndërtuar një mur rreth e qark, me qëllim që unë të mos dal; e ka bërë të rëndë zinxhirin tim.

8. Edhe kur bërtas dhe kërkoj ndihmë me zë të lartë, ai nuk pranon të dëgjojë lutjen time.

9. Ai i ka mbyllur rrugët e mia me gurë të prerë, i ka bërë shtigjet e mia plot me prita.

10. Ai ka qenë për mua si një ari në pritë, si një luan në vende të fshehta.

Lexoni kapitullin e plotë Vajtimet 3