18. Kam thënë: "Është zhdukur besimi im dhe shpresa ime tek Zoti".
19. Kujtohu për pikëllimin dhe për endjen time, për pelinin dhe hidhërimin.
20. Shpirti im kujtohet gjithnjë për këtë dhe është i rrëzuar brenda meje.
21. Këtë dua ta sjell në mendje dhe prandaj dua të shpresoj.
22. Është hiri i Zotit që nuk jemi shkatërruar plotësisht, sepse mëshirat e tij nuk janë mbaruar plotësisht.
23. Përtëriten çdo mëngjes; e madhe është besnikëria jote.
24. "Zoti është pjesa ime", thotë shpirti im, "prandaj do të kem shpresë tek ai.
25. Zoti është i mirë me ata që kanë shpresë tek ai, me shpirtin që e kërkon.
26. Gjë e mirë është të presësh në heshtje shpëtimin e Zotit.
27. Gjë e mirë është për njeriun të mbajë zgjedhën në rininë e tij.
28. Le të ulet i vetmuar dhe të qëndrojë në heshtje kur Perëndia ia imponon.
29. Le ta vërë gojën e tij në pluhur, ndofta ka ende shpresë.