Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Sofonia 3:16-20 Bibla Shqip (ALBB)

16. Atë ditë do të thonë në Jeruzalem: "Mos ki frikë, o Sion, duart e tua mos u dobësofshin!

17. Zoti, Perëndia yt, në mes teje është i fuqishmi që shpëton. Ai do të mbushet me gëzim për ty, në dashurinë e tij do qëndrojë në heshtje, do të gëzohet për ty me britma gëzimi.

18. Unë do të mbledh ata që janë të pikëlluar për kuvendet solemne, që janë në mes tuaj për të cilët pesha për atë ishte bërë objekt përçmimi.

19. Ja, në atë kohë unë do të veproj kundër atyre që të shtypin; do të shpëtoj çalamanin dhe do të mbledh ata që janë dëbuar, dhe do t'i bëj të lavdishëm dhe të dëgjuar në të gjitha vendet ku kanë qenë me turp.

20. Në atë kohë unë do t'ju kthej, po, në atë kohë do t'ju mbledh; sepse do t'ju bëj të famshëm dhe të lavdishëm midis tërë popujve të tokës, kur, para syve tuaj, do t'i bëj të kthehen ata që janë në robëri", thotë Zoti.

Lexoni kapitullin e plotë Sofonia 3