Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ruthi 2:19-22 Bibla Shqip (ALBB)

19. E vjehrra e pyeti: "Ku i ke mbledhur kallinjtë sot? Ku ke punuar? Bekuar qoftë ai që tregoi kujdes për ty!". Kështu Ruthi i tregoi së vjehrrës pranë kujt kishte punuar dhe shtoi: "Njeriu pranë të cilit punova sot quhet Boaz".

20. Naomi i tha nuses: "Qoftë i bekuar nga Zoti ai që nuk e ka hequr mirësinë e tij nga të gjallët dhe të vdekurit". Dhe shtoi: "Ky njeri është një i afërti ynë i ngushtë, një njeri që ka të drejtë të na shpengojë".

21. Atëherë Ruthi, moabitja, tha: "Më tha edhe: "Rri me shërbëtorët e mi, derisa të kenë mbaruar korrjen time"".

22. Naomi i tha Ruthit, nuses së saj: "E mira është që ti të shkosh, bija ime, me shërbëtoret e tij dhe mos të të gjejnë në një arë tjetër".

Lexoni kapitullin e plotë Ruthi 2