Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 99:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. Zoti mbretëron, popujt le të dridhen. Ai është ulur mbi Kerubinët, toka le të dridhet.

2. Zoti është i madh në Sion dhe i shkëlqyeshëm mbi të gjithë popujt.

3. Ata do të kremtojnë emrin tënd të madh dhe të tmerrshëm. Ai është i shenjtë.

4. Mbreti është i fuqishëm dhe e do drejtësinë. Ti e ke vendosur të drejtën dhe e ushtrove Jakobin në gjykim dhe drejtësi.

5. Përlëvdoni Zotin, Perëndinë tonë, dhe bini përmbys përpara stolit të këmbëve të tij. Ai është i shenjtë.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 99