Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 97:1-12 Bibla Shqip (ALBB)

1. Zoti mbretëron; le të gëzohet toka dhe le të ngazëllohen ishujt e mëdhenj.

2. Re dhe terr e mbështjellin; drejtësia dhe e drejta janë në themel të fronit të tij.

3. Një zjarr i shkon përpara dhe i zhduk armiqtë e tij rreth e qark.

4. Vetëtimat e tij ndriçojnë botën, toka i shikon dhe dridhet.

5. Malet shkrihen si dylli përpara Zotit, përpara Zotit të të gjithë tokës.

6. Qiejt shpallin drejtësinë e tij dhe tërë popujt shohin lavdinë e tij.

7. U ngatërrofshin të gjithë ata që u shërbejnë skulpturave dhe ata që mburren me idhujt; rënçin përmbys përpara atij të gjitha perënditë.

8. Sioni ka dëgjuar dhe është gëzuar për to, dhe bijat e Judës janë gëzuar me gjykimet e tua, o Zot.

9. Sepse ti, o Zot, je Shumë i Larti mbi tërë tokën, ty të përlëvdojmë mbi gjithë perënditë e tjera.

10. Ju që e doni Zotin urreni të keqen! Ai ruan jetën e shenjtorëve të tij dhe i çliron nga dora e të pabesëve.

11. Drita ka dalë për të drejtin dhe gëzimi për ata që janë të drejtë nga zemra.

12. Ngazëllohuni tek Zoti, o njerëz të drejtë, dhe lëvdoni emrin e tij të shenjtë.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 97