Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 96:9-13 Bibla Shqip (ALBB)

9. Bini përmbys përpara Zotit në shkëlqimin e shenjtërisë së tij, dridhuni para tij, o banorë të të gjithë tokës.

10. U thoni gjithë kombeve: "Zoti mbretëron; bota është vendosur mirë dhe nuk do të luajë nga vendi; ai do t'i gjykojë popujt me drejtësi".

11. Le të gëzohen qiejt dhe të gëzohet toka; le të zhurmojë deti dhe gjithçka gjendet në të.

12. Le të ngazëllohet fusha dhe gjithçka gjendet në të. Atëherë tërë drurët e pyllit do të lëshojnë britma gëzimi përpara Zotit,

13. sepse ai vjen, vjen për të gjykuar tokën. Ai do ta gjykojë botën me drejtësi dhe popujt në besnikërinë e tij.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 96