Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 96:11-13 Bibla Shqip (ALBB)

11. Le të gëzohen qiejt dhe të gëzohet toka; le të zhurmojë deti dhe gjithçka gjendet në të.

12. Le të ngazëllohet fusha dhe gjithçka gjendet në të. Atëherë tërë drurët e pyllit do të lëshojnë britma gëzimi përpara Zotit,

13. sepse ai vjen, vjen për të gjykuar tokën. Ai do ta gjykojë botën me drejtësi dhe popujt në besnikërinë e tij.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 96