Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 96:1-9 Bibla Shqip (ALBB)

1. Këndojini Zotit një këngë të re, këndojini Zotit, o banorë të të gjithë tokës!

2. Këndojini Zotit, bekoni emrin e tij; lajmëroni çdo ditë shpëtimin e tij.

3. Shpallni lavdinë e tij midis kombeve dhe mrekullitë e tij midis tërë popujve.

4. Sepse Zoti është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë; nga ai duhet të kemi frikë përmbi gjithë perënditë e tjera.

5. Sepse gjithë perënditë e kombeve janë idhuj, por Zoti ka bërë qiejt.

6. Shkëlqimi dhe madhështia janë para tij, forca dhe bukuria janë në shenjtëroren e tij.

7. Jepini Zotit, o familje të popujve, jepini Zotit lavdi dhe forcë.

8. Jepini Zotit lavdinë që i takon emrit të tij, çojini oferta dhe ejani në oborret e tij.

9. Bini përmbys përpara Zotit në shkëlqimin e shenjtërisë së tij, dridhuni para tij, o banorë të të gjithë tokës.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 96