Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 96:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. Këndojini Zotit një këngë të re, këndojini Zotit, o banorë të të gjithë tokës!

2. Këndojini Zotit, bekoni emrin e tij; lajmëroni çdo ditë shpëtimin e tij.

3. Shpallni lavdinë e tij midis kombeve dhe mrekullitë e tij midis tërë popujve.

4. Sepse Zoti është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë; nga ai duhet të kemi frikë përmbi gjithë perënditë e tjera.

5. Sepse gjithë perënditë e kombeve janë idhuj, por Zoti ka bërë qiejt.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 96