Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 94:13-23 Bibla Shqip (ALBB)

13. për t'i dhënë prehje në ditët e fatkeqësisë, derisa t'i hapet gropa të pabesit.

14. Sepse Zoti nuk ka për të hedhur poshtë popullin e tij dhe nuk ka për të braktisur trashëgiminë e tij.

15. Gjykimi do të mbështetet përsëri mbi drejtësinë, dhe tërë ata që janë të drejtë nga zemra do t'i shkojnë pas.

16. Kush do të ngrihet në favorin tim kundër njerëzve të këqij? Kush do të më dalë krah kundër atyre që kryejnë paudhësi?

17. Në qoftë se Zoti nuk do të më kishte ndihmuar, do të kisha përfunduar shpejt në vendin e heshtjes.

18. Kur thashë: "Këmba ime ngurron", mirësia jote, o Zot, më ka përkrahur.

19. Kur një numër i madh shqetësimesh më mbysnin, përdëllimet e tua më jepnin zemër.

20. Do të jetë vallë aleati yt gjykata e padrejtë, që thur padrejtësi në emër të ligjit?

21. Ata mblidhen tok kundër të drejtit dhe dënojnë gjakun e pafajshëm.

22. Por Zoti është kështjella ime dhe Perëndia im është kalaja në të cilën gjej strehë.

23. Ai do të lëshojë mbi ta ligësinë e tyre dhe do t'i bëjë të vdesin për shkak të paudhësisë së tyre; Zoti, Perëndia ynë, do t'i shkatërrojë.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 94