Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 94:1-14 Bibla Shqip (ALBB)

1. O Perëndi i hakmarrjes, o Zot, Perëndi i hakmarrjeve, shkëlqe.

2. Çohu, o gjykatës i tokës, dhe jepu shpërblimin mendjemëdhenjve.

3. Deri kur të pabesët, o Zot, deri kur të pabesët do të triumfojnë?

4. Ata vjellin fjalë dhe mbajnë fjalime të paturpshme; të gjithë ata që kryejnë paudhësi flasin me arrogancë.

5. Ata marrin nëpër këmbë popullin tënd, o Zot, dhe shtypin trashëgiminë tënde.

6. Vrasin gruan e ve dhe të huajin, dhe vrasin jetimët,

7. dhe thonë: "Zoti nuk shikon, Perëndia i Jakobit nuk kupton".

8. Kërkoni të kuptoni, o njerëz të pamend midis popullit; dhe ju budallenj, kur do të bëheni të zgjuar?

9. Ai që ka vënë veshin, a nuk dëgjon? Ai që ka formuar syrin, a nuk shikon?

10. Ai që ndreq kombet, a nuk do t'i dënojë ata, ai që i mëson diturinë njeriut?

11. Zoti i njeh mendimet e njeriut dhe e di që nuk janë veçse kotësi.

12. Lum ai njeri që ti ndreq, o Zot, dhe që ti mëson sipas ligjit tënd,

13. për t'i dhënë prehje në ditët e fatkeqësisë, derisa t'i hapet gropa të pabesit.

14. Sepse Zoti nuk ka për të hedhur poshtë popullin e tij dhe nuk ka për të braktisur trashëgiminë e tij.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 94