Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 93:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. Zoti mbretëron; ai është veshur me madhështi; Zoti është mbuluar me mantel, është ngjeshur me forca. Po, bota është e qëndrueshme nuk do të tundet kurrë.

2. Froni yt është nga përjetësia i qëndrueshëm; ti je i tillë nga përjetësia.

3. Lumenjtë kanë ngritur, o Zot, lumenjtë kanë ngritur zërin e tyre; lumenjtë kanë ngritur valët e tyre plot zhurmë;

4. por Zoti në vendet shumë të larta është më i fuqishëm së zërat e ujërave të mëdha, më i fuqishëm se baticat e detit.

5. Statutet e tua janë jashtëzakonisht të qëndrueshme. Shenjtëria i shkon shtëpisë sate, o Zot, përjetë.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 93