Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 91:9-13 Bibla Shqip (ALBB)

9. Duke qenë se ke thënë: "O Zot, ti je streha ime, dhe e ke bërë Shumë të Lartin strehën tënde,

10. nuk do të të gjejë asnjë e keqe, asnjë plagë nuk do t'i afrohet çadrës sate.

11. Sepse ai do të urdhërojë engjëjt e tij të të ruajnë në të gjitha rrugët e tua.

12. Ata do të të mbajnë në duart e tyre, me qëllim që këmba jote të mos pengohet nga ndonjë gur.

13. Ti do të ecësh mbi luanin dhe gjarprin helmues, do të shkelësh luanin e vogël dhe kuçedrën.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 91