Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 91:1-12 Bibla Shqip (ALBB)

1. Kush banon në strehën e Shumë të Lartit, pushon në hijen e të Plotfuqishmit.

2. Unë i them Zotit: "Ti je streha ime dhe kështjella ime, Perëndia im, të cilit i besoj".

3. Me siguri ai do të të çlirojë nga laku i gjuetarit të shpendëve dhe nga murtaja vdekjeprurëse.

4. Ai do të të mbulojë me pendët e tij dhe do të gjesh strehë nën krahët e tij; besnikëria e tij do të të shërbejë si mburojë dhe parzmore.

5. Ti nuk do të kesh frikë nga tmerri i natës, sa nga shigjeta që fluturon ditën,

6. as nga murtaja që endet në terr, as nga shfarosja që bën kërdinë në mesditë.

7. Një mijë do të bien në krahun tënd dhe dhjetë mijë në të djathtën tënde, por aty nuk do të të afrohet.

8. Mjafton që ti të këqyrësh me sytë e ty dhe do të shikosh shpërblimin e të pabesëve.

9. Duke qenë se ke thënë: "O Zot, ti je streha ime, dhe e ke bërë Shumë të Lartin strehën tënde,

10. nuk do të të gjejë asnjë e keqe, asnjë plagë nuk do t'i afrohet çadrës sate.

11. Sepse ai do të urdhërojë engjëjt e tij të të ruajnë në të gjitha rrugët e tua.

12. Ata do të të mbajnë në duart e tyre, me qëllim që këmba jote të mos pengohet nga ndonjë gur.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 91