1. Unë do të të kremtoj, o Zot, me gjithë zemër, do të tregoj tërë mrekullitë e tua.
2. Unë do të gëzohem dhe do të kënaqem me ty; do t'i këndoj lëvdime në emrin tënd, o Shumë i Larti.
3. Sepse armiqtë e mi tërhiqen, bien dhe vdesin para teje.
4. Ti në fakt ke përkrahur ndershmërinë time dhe çështjen time; je ulur mbi fronin si një gjyqtar i drejtë.
5. Ke qortuar kombet, ke shkatërruar të pabesin, ke fshirë emrat e tyre përgjithnjë.
6. Armiku është zhdukur, i kapur nga një pikëllim i përjetshëm! Dhe qyteteve që ti ke shkatërruar i është zhdukur edhe kujtimi.
7. Por Zoti mbetet përjetë; ai ka vendosur fronin e tij për të gjykuar.
8. Ai do ta gjykojë botën me drejtësi, do t'i gjykojë popujt me paanësi.
9. Zoti do të jetë strehim i papushtueshëm për të shtypurin, një strehim i papushtueshëm në kohë ngushtice.
10. Dhe ata që e njohin emrin tënd do të kenë besim te ti, sepse ti, o Zot, nuk i braktis ata që të kërkojnë.