Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 89:43-52 Bibla Shqip (ALBB)

43. Ke prishur tehun e shpatës së tij dhe nuk e ke ndihmuar në betejë.

44. I ke dhënë fund madhështisë së tij dhe ke hedhur për tokë fronin e tij.

45. Ke shkurtuar ditët e rinisë së tij dhe e ke mbuluar me turp. (Sela)

46. Deri kur, o Zot? A do të fshihesh ti përjetë? A do të flakërojë si zjarr zemërimi yt?

47. Kujto sa e shkurtër është jeta ime. Për çfarë kotësie ke krijuar gjithë bijtë e njerëzve?

48. Cili është njeriu që jeton, pa parë vdekjen dhe që mund ta shkëputë jetën e tij nga pushteti Sheolit? (Sela)

49. Ku janë, o Zot, mirësitë e tua të lashta, për të cilat iu betove Davidit në besnikërinë tënde?

50. Kujto, o Zot, fyerjen që iu bë shërbëtorëve të tu, dhe si unë mbaj në zemër fyerjen e rëndë të të gjitha kombeve,

51. me të cilën armiqtë e tu kanë fyer, o Zot, me të cilën kanë fyer hapat e të vajosurit tënd.

52. I bekuar qoftë Zoti përjetë. Amen, po, amen!

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 89