Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 89:24-33 Bibla Shqip (ALBB)

24. Besnikëria ime dhe mirësia ime do të jenë me të, dhe me emrin tim do të bëhet i fuqishëm.

25. Do ta shtrij dorën e tij mbi detin dhe dorën e djathtë të tij mbi lumenjtë.

26. Ai do të kërkojë ndihmën time, duke thënë: "Ti je Ati im, Perëndia im dhe Kështjella ime e shpëtimit".

27. Do ta bëj gjithashtu të parëlindurin tim, më të shkëlqyerin ndër mbretërit e dheut.

28. Do të përdor mirësi ndaj tij përjetë, dhe besëlidhja ime me të do të mbetet e qëndrueshme.

29. Do t'i bëj gjithashtu pasardhësit e tij të përjetshëm dhe fronin e tij si ditët e qiejve.

30. Në rast se bijtë e tij braktisin ligjin tim dhe nuk ecin, sipas urdhërimeve të mia,

31. në rast se shkelin statutet e mia dhe nuk respektojnë urdhërimet e mia,

32. unë do ta dënoj shkeljen e tyre me shufër dhe paudhësinë e tyre me të rrahura,

33. por nuk do ta heq mirësinë time prej tij dhe nuk do të lë që besnikëria ime të jetë e mangët.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 89