Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 89:22-37 Bibla Shqip (ALBB)

22. Armiku nuk do ta shtypë dhe i ligu nuk do ta pikëllojë.

23. Do të asgjësoj para tij armiqtë e tij dhe do të godas ata që e urrejnë.

24. Besnikëria ime dhe mirësia ime do të jenë me të, dhe me emrin tim do të bëhet i fuqishëm.

25. Do ta shtrij dorën e tij mbi detin dhe dorën e djathtë të tij mbi lumenjtë.

26. Ai do të kërkojë ndihmën time, duke thënë: "Ti je Ati im, Perëndia im dhe Kështjella ime e shpëtimit".

27. Do ta bëj gjithashtu të parëlindurin tim, më të shkëlqyerin ndër mbretërit e dheut.

28. Do të përdor mirësi ndaj tij përjetë, dhe besëlidhja ime me të do të mbetet e qëndrueshme.

29. Do t'i bëj gjithashtu pasardhësit e tij të përjetshëm dhe fronin e tij si ditët e qiejve.

30. Në rast se bijtë e tij braktisin ligjin tim dhe nuk ecin, sipas urdhërimeve të mia,

31. në rast se shkelin statutet e mia dhe nuk respektojnë urdhërimet e mia,

32. unë do ta dënoj shkeljen e tyre me shufër dhe paudhësinë e tyre me të rrahura,

33. por nuk do ta heq mirësinë time prej tij dhe nuk do të lë që besnikëria ime të jetë e mangët.

34. Nuk do të shkel besëlidhjen time dhe nuk do t'i ndryshoj fjalët që kanë dalë nga goja ime.

35. Jam betuar një herë për shenjtërinë time dhe nuk do ta gënjej Davidin;

36. pasardhësit e tij do të jenë përjetë dhe froni i tij do të jetë si dielli para meje,

37. do të jenë të qëndrueshëm si hëna, dhe dëshmitari në qiell është besnik". (Sela)

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 89