Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 86:5-11 Bibla Shqip (ALBB)

5. Sepse ti, o Zot, je i mirë dhe i gatshëm të falësh, dhe tregon mirësi të madhe ndaj gjithë atyre që të kërkojnë.

6. Vëri veshin, o Zot, lutjes time, dhe trego kujdes për britmën e përgjërimeve të mia.

7. Unë të kërkoj në ditën e fatkeqësisë sime, sepse ti do të më përgjigjesh.

8. Nuk ka asnjë të barabartë me ty midis perëndive, o Zot, as ka vepra të njëllojta me të tuat.

9. Tërë kombet që ti ke krijuar do të vinë të bien përmbys para teje, o Zot, dhe do të përlëvdojnë emrin tënd.

10. Sepse ti je i madh dhe kryen mrekulli; vetëm ti je Perëndia.

11. Mësomë rrugën tënde, o Zot, dhe unë do të ec në të vërtetën tënde; bashkoje zemrën time me frikën e emrit tënd.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 86