Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 85:7-12 Bibla Shqip (ALBB)

7. Tregona, o Zot, mirësinë tënde dhe falna shpëtimin tënd.

8. Una kam për të dëgjuar atë që Perëndia, Zoti, ka për të thënë; me siguri ai do t'i flasë për paqe popullit të tij dhe shenjtorëve të tij, por nuk do të lejojë që ata të jetojnë përsëri si njerëz pa mend.

9. Me siguri shpëtimi i tij është afër atyre që kanë frikë prej tij, sepse lavdia e tij mund të banojë në vendin tonë.

10. Mirësia dhe e vërteta u takuan; drejtësia dhe paqja janë puthur njëra me tjetrën.

11. E vërteta do të mbijë nga toka dhe drejtësia do të shikojë nga qielli.

12. Po, Zoti do të japë atë që është e mirë, dhe toka jonë do të prodhojë frytin e saj.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 85