Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 85:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. O Zot, ti ke qenë i mbarë për tokën tënde dhe e ke kthyer Jakobin nga robëria.

2. Ti ke falur paudhësinë e popullit tënd dhe ke mbuluar tërë mëkatet e tyre. (Sela)

3. Ti ke larguar gjithë indinjatën tënde dhe ke lënë mënjanë zemërimin tënd të zjarrtë.

4. Na përtëri, o Perëndi i shpëtimit tonë, dhe jepi fund indinjatës sate kundër nesh.

5. A do të mbetesh i zemëruar me ne përjetë? A do ta vazhdosh zemërimin tënd brez pas brezi?

6. A nuk do të na japësh përsëri jetën, me qëllim që populli yt të mund të gëzohet te ti?

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 85