Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 85:1-3 Bibla Shqip (ALBB)

1. O Zot, ti ke qenë i mbarë për tokën tënde dhe e ke kthyer Jakobin nga robëria.

2. Ti ke falur paudhësinë e popullit tënd dhe ke mbuluar tërë mëkatet e tyre. (Sela)

3. Ti ke larguar gjithë indinjatën tënde dhe ke lënë mënjanë zemërimin tënd të zjarrtë.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 85