Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 84:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Oh, sa të dashura janë banesat e tua, o Zot i ushtrive!

2. Shpirti im dëshiron me zjarr dhe shkrihet për oborret e Zotit; zemra ime dhe mishi im i dërgojnë britma gëzimi Perëndisë të gjallë.

3. Edhe rabecka gjen një shtëpi dhe dallëndyshja një fole, ku të vërë të vegjlit e saj pranë altarëve të tu, o Zot i ushtrive, Mbreti im dhe Perëndia im.

4. Lum ata që banojnë në shtëpinë tënde dhe të lëvdojnë vazhdimisht. (Sela)

5. Lum ata që e vënë forcën e tyre te ti dhe kanë në zemër rrugët e tua!

6. Kur kalojnë luginën e Bakas, e shndërrojnë atë në një vend burimesh, dhe shiu i parë e mbulon me bekime.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 84