Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 81:1-11 Bibla Shqip (ALBB)

1. I këndoni me gëzim Perëndisë, forcës sonë; lëshoni britma gëzimi për Perëndinë e Jakobit.

2. Lartoni një këngë dhe i bini dajres, harpës melodike bashkë me lirën.

3. I bini borisë ditën e hënës së re, ditën e hënës së plotë, ditën e festës sonë.

4. Sepse ky është një statut për Izraelin, një ligj i Perëndisë të Jakobit.

5. Ai e caktoi si një dëshmi te Jozefi, kur doli kundër vendit të Egjiptit. Atëherë unë dëgjova një gjuhë që nuk e kuptoja;

6. "O Izrael, unë e hoqa barrën nga shpatullat e tua; duart e tua e kanë lënë shportën.

7. Kur ishe keq ti më klithe mua dhe unë të çlirova; t'u përgjigja i fshehur në bubullimë, të vura në provë në ujërat e Meribas. (Sela)

8. Dëgjo, o populli im, dhe unë do të qortoj. O Izrael, sikur ti të më dëgjoje!

9. Mos pastë në mesin tënd asnjë perëndi të huaj dhe mos adhuro asnjë perëndi të huaj.

10. Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit; hap gojën tënde dhe unë do të ta mbush.

11. Por populli im nuk e ka dëgjuar zërin tim dhe Izraeli nuk më është bindur.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 81