Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 79:6-13 Bibla Shqip (ALBB)

6. Lësho zemërimin tënd mbi kombet që nuk të njohin dhe mbi mbretëritë që nuk përmendin emrin tënd,

7. sepse kanë gllabëruar Jakobin dhe kanë shkretuar banesën e tij.

8. Mos kujto kundër nesh fajet e të pabesëve tanë; nxito të na dalësh para me dhembshuritë e tua, sepse jemi shumë të vuajtur.

9. Na ndihmo, o Perëndi i shpëtimit, për lavdinë e emrit tënd, dhe na çliro dhe na fal mëkatet tona për hir të emrit tënd.

10. Sepse kombet do të thoshin: "Ku është Perëndia i tyre?". Para syve tona bëju të njohur kombeve hakmarrjen e gjakut të derdhur të shërbëtorëve të tu.

11. Le të arrijë deri tek ti rënkimi i robërve; sipas fuqisë së krahut tënd, shpëto ata që janë të dënuar me vdekje.

12. Dhe ktheju fqinjëve tanë shtatëfish të zezën që të kanë bërë o Zot.

13. Dhe ne populli yt dhe kopeja e kullotës sate, do të të kremtojmë përjetë dhe do të shpallim lavdinë tënde brez pas brezi.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 79