Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 78:60-72 Bibla Shqip (ALBB)

60. Kështu ai braktisi tabernakullin e Shilohut, çadrën që kishte ngritur midis njerëzve;

61. dhe e la forcën e tij të bjerë rob dhe lavdinë e tij në dorë të armikut.

62. Ia braktisi popullin e tij shpatës dhe u zemërua shumë kundër trashëgimisë së tij.

63. Zjarri i konsumoi të rinjtë e tyre dhe virgjëreshat e tyre nuk patën asnjë këngë dasme.

64. Priftërinjtë e tyre u vranë nga shpata dhe gratë e reja nuk mbajtën zi.

65. Pastaj Zoti u zgjua si nga gjumi, ashtu si një trim që bërtet nën ndikimin e verës.

66. I goditi armiqtë e tij në kurriz dhe i mbuloi me një turp të përjetshëm.

67. Hodhi poshtë çadrën e Jozefit dhe nuk zgjodhi fisin e Efraimit,

68. por zgjodhi fisin e Judës, malin e Sionit, që ai e do.

69. Ndërtoi shenjtëroren e tij, ashtu si vendet shumë të larta, ashtu si tokat që ka krijuar përjetë.

70. Dhe zgjodhi Davidin, shërbëtorin e tij, dhe e mori nga vatha e dhenve,

71. dhe e mori nga delet që mëndnin për të kullotur Jakobin, popullin e tij dhe Izraelin, trashëgiminë e tij.

72. Dhe ai bëri që të kullosnin me ndershmërinë e zemrës së tyre dhe i udhëhoqi me shkathtësinë e duarve të tij.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 78