Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 76:1-7 Bibla Shqip (ALBB)

1. Perëndia njihet mirë në Judë, emri i tij është i madh në Izrael.

2. Tabernakulli i tij është në Salem dhe ai banon në Sion.

3. Këtu ai ka copëtuar shigjetat e zjarrta të harkut, mburojën dhe shpatën e luftës. (Sela)

4. Ti dukesh i lavdishëm dhe i fuqishëm mbi malet e presë.

5. Trimat i kanë zhveshur, i ka zënë gjumi, dhe asnjë prej atyre trimave nuk ka mundur të përdorë duart e tij.

6. Mbas qortimit tënd, o Perëndia i Jakobit, qerret dhe kuajt mbetën të shushatur.

7. Nga ti, pikërisht nga ti, duhet të kenë frikë; dhe kush mund të rezistojë para teje kur zemërohesh?

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 76