Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 73:4-12 Bibla Shqip (ALBB)

4. Sepse nuk ka dhembje në vdekjen e tyre, dhe trupi i tyre është i majmë.

5. Ata nuk po heqin si vdekatarët e tjerë, as pësojnë goditje si njerëzit e tjerë.

6. Prandaj kryelartësia i rrethon si një gjerdan dhe dhuna i mbështjell si një rrobë.

7. Sytë u dalin jashtë nga dhjami dhe përfytyrimet e çoroditura të zemrës së tyre vërshojnë.

8. Ata tallen dhe kurdisin me pabesi shtypjen, flasin me arrogancë.

9. E drejtojnë gojën e tyre kundër qiellit dhe gjuha e tyre përshkon tokën.

10. Prandaj njerëzit e tyre kthehen nga ajo anë dhe pinë me të madhe ujërat e tyre,

11. dhe thonë: "Si është e mundur që Perëndia të dijë çdo gjë dhe të ketë njohuri te Shumë i Larti?".

12. Ja, këta janë të pabesë; megjithatë janë gjithnjë të qetë dhe i shtojnë pasuritë e tyre.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 73