Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 73:18-28 Bibla Shqip (ALBB)

18. Me siguri, ti i vë në vende të rrëshqitshme dhe kështu i bën që të bien në shkatërrim.

19. Si u shkatërruan në një çast! Ata vdiqën të konsumuar nga tmerri!

20. Ashtu si në një ëndërr, kur zgjohesh, kështu edhe ti, o Zot, kur të zgjohesh, do të përbuzësh pamjen e tyre të kotë.

21. Kur zemra ime acarohej dhe e ndieja veten sikur më shponin nga brenda,

22. unë isha pa mend dhe pa kuptim; para teje isha si një kafshë.

23. Por megjithatë unë jam gjithnjë me ty; ti më ke kapur nga dora e djathtë.

24. Ti do të më udhëheqësh me këshillën tënde dhe do të më çosh pastaj në lavdi.

25. Cilin kam në qiell veç teje? Dhe mbi tokë nuk dëshiroj tjetër njeri veç teje.

26. Mishi im dhe zemra ime mund të ligështohen, por Perëndia është kështjella e zemrës sime dhe pjesa ime në përjetësi.

27. Sepse ja, ata që largohen prej teje do të vdesin; ti shkatërron tërë ata që, duke kurvëruar, largohen prej teje.

28. Por sa për mua, e mira është t'i afrohem Perëndisë; e kam bërë Zotin tim, Zotin, strehën time, për të treguar gjithë veprat e tua.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 73