Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 71:7-15 Bibla Shqip (ALBB)

7. Jam bërë për shumë njerëz si një mrekulli, por ti je streha e fortë.

8. Goja ime është plot me lëvdimet e tua dhe shpall lavdinë tënde tërë ditën.

9. Mos më hidh poshtë në kohën e pleqërisë; mos më braktis kur forca ime po pakësohet.

10. Sepse armiqtë e mi flasin kundër meje, dhe ata që kanë ngritur pusi kundër jetës sime thurin komplote bashkë,

11. duke thënë: "Perëndia e ka braktisur; ndiqeni dhe kapeni, sepse nuk ka njeri që ta çlirojë".

12. O Perëndi, mos u largo nga unë; Perëndia im, nxito të më ndihmosh.

13. U ngatërrofshin dhe u asgjësofshin kundërshtarët e jetës sime; u mbulofshin me poshtërsi dhe me turp ata që dëshirojnë të më bëjnë të keqen.

14. Por unë do të kem shpresa gjithnjë dhe do të të lëvdoj gjithnjë e më tepër.

15. Goja ime do të tregojë tërë ditën drejtësinë tënde dhe çlirimet e tua, sepse nuk njoh numrin e tyre.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 71