Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 71:10-22 Bibla Shqip (ALBB)

10. Sepse armiqtë e mi flasin kundër meje, dhe ata që kanë ngritur pusi kundër jetës sime thurin komplote bashkë,

11. duke thënë: "Perëndia e ka braktisur; ndiqeni dhe kapeni, sepse nuk ka njeri që ta çlirojë".

12. O Perëndi, mos u largo nga unë; Perëndia im, nxito të më ndihmosh.

13. U ngatërrofshin dhe u asgjësofshin kundërshtarët e jetës sime; u mbulofshin me poshtërsi dhe me turp ata që dëshirojnë të më bëjnë të keqen.

14. Por unë do të kem shpresa gjithnjë dhe do të të lëvdoj gjithnjë e më tepër.

15. Goja ime do të tregojë tërë ditën drejtësinë tënde dhe çlirimet e tua, sepse nuk njoh numrin e tyre.

16. Do të thellohem në veprat e fuqishme të Zotit, të Zotit, dhe do të kujtoj drejtësinë tënde, vetëm tënden.

17. O Perëndi, ti më ke mësuar që në fëmijëri; dhe deri më sot unë kam shpallur mrekullitë e tua.

18. Edhe tani që jam plakur dhe jam thinjur, o Perëndi, mos më braktis derisa t'i kem treguar këtij brezi fuqinë tënde dhe mrekullitë e tua gjithë atyre që do të vijnë.

19. Edhe drejtësia jote, o Perëndi, arrin deri në lartësitë e qiejve; ti ke bërë gjëra të mëdha. O Perëndi, kush të përngjan ty?

20. Ti, që më bëre të provoj shumë fatkeqësi, të rënda, do të më japësh përsëri jetën dhe do të më bësh të ngrihem lart nga humnerat e tokës.

21. Ti do të rritesh madhështinë time dhe do të kthehesh të më ngushëllosh.

22. Dhe unë do të lëvdoj me harpe për besnikërinë tënde, o Perëndia im, dhe do të këndoj lavdet e tua me qeste, o i Shenjti i Izraelit.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 71