Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 7:12-17 Bibla Shqip (ALBB)

12. Në qoftë se keqbërësi nuk ndryshon, ai do të mprehë shpatën e tij; e ka shtrirë harkun e tij dhe e ka përgatitur.

13. Ai ka përgatitur kundër tij armë vdekjeprurëse, i mban gati shigjetat e tij të zjarrta.

14. Ja, keqbërësi lind padrejtësinë; ai ka konceptuar ligësinë dhe ka për të pjellë mashtrimin.

15. Ai gërmon një gropë dhe e bën të thellë, por bie vetë në gropën që ka bërë.

16. Ligësia e tij do të kthehet mbi kryet e vet dhe dhuna e tij do të bjerë mbi çafkën e kokës.

17. Unë do ta falënderoj Zotin për drejtësinë e tij, dhe do të këndoj lëvdime në emër të Zotit, Shumë të Lartit.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 7