Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 68:1-7 Bibla Shqip (ALBB)

1. Perëndia u çoftë dhe u shpërndafshin armiqtë e tij, dhe ata që e urrejnë ikshin para tij.

2. Ti do t'i shpërndash ashtu si zhdavaritet tymi, ashtu si shkrihet dylli para zjarrit; kështu do të vdesin të pabesët përpara Perëndisë.

3. Por të drejtët do të gëzohen, do të ngazëllohen përpara Perëndisë dhe do të galdojnë me këngë gëzimi.

4. Këndojini Perëndisë, këndojini lavde emrit të tij; përgatitini rrugën atij që kalon me kalë në shkretëtirë; emri i tij është Zoti; ngazëlloni para tij.

5. Perëndia në banesën e tij të shenjtë është babai i jetimëve dhe mbrojtësi i të vejave.

6. Perëndia bën që i vetmuari të banojë në një familje, çliron të burgosurit dhe siguron begatinë; por rebelët mbeten në tokë të djegur.

7. O Perëndi, kur dole përpara popullit tënd, kur marshove nëpër shkretëtirë. (Sela)

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 68