Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 64:5-10 Bibla Shqip (ALBB)

5. I japin zemër njëri-tjetrit në veprime të liga; flasin si të na vënë kurthe dhe thonë: "Kush ka për t'i parë?".

6. Kurdisin gjëra të këqija dhe thonë: "Kemi përgatitur një plan të përsosur". Mendimet e fshehura dhe zemra e njeriut janë të panjohshme.

7. Por Perëndia do të hedhë kundër tyre shigjetat e tij dhe ata do të rrëzohen papritur.

8. Ata do të bien dhe e keqja që kanë bërë gjuhët e tyre do të bjerë mbi ta; kushdo që ka për t'i parë do të tundë kokën.

9. Atëherë tërë njerëzit do të kenë frikë dhe do të tregojnë veprën e Perëndisë, dhe do të njohin atë që ai ka bërë.

10. I drejti do të gëzohet tek Zoti dhe do të kërkojë strehë tek ai, dhe të gjithë të drejtët nga zemra do të përlëvdohen.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 64