Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 63:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. O Perëndi, ti je Perëndia im, unë të kërkoj në mëngjes; shpirti im është i etur për ty; ty të dëshiron mishi im në tokë të thatë dhe të djegur, pa ujë.

2. Kështu të admirova në shenjtërore, duke soditur forcën tënde dhe lavdinë tënde.

3. Me qenë se mirësia jote vlen më tepër se jeta, buzët e mia do të të lëvdojnë.

4. Kështu do të të bekoj derisa të jetoj dhe në emrin tënd do të ngre duart e mia.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 63