Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 61:1-8 Bibla Shqip (ALBB)

1. O Perëndi, dëgjo britmën time; dëgjo me vëmendje lutjen time.

2. Nga skaji i tokës unë të bërtas ty, ndërsa zemra ime po shkrihet; më ço në shkëmbin që është më i lartë se unë,

3. sepse ti ke qenë një strehë për mua dhe një kështjellë e fortifikuar para armikut.

4. Unë do të banoj në çadrën tënde përgjithnjë, do të kërkoj strehë në hijen e krahëve të tu. (Sela)

5. Sepse ti, o Perëndi, ke plotësuar kërkesat e mia, më ke dhënë trashëgiminë e atyre që kanë frikë nga emri yt.

6. Ti do t'i shtosh ditë të tjera jetës së mbretit; vitet e tij vazhdofshin për shumë breza.

7. Ai do të qëndrojë përgjithnjë në prani të Perëndisë; jepi urdhër mirësisë dhe së vërtetës ta ruajnë.

8. Kështu do t'i këndoj përjetë lavde emrit tënd dhe do t'i plotësoj zotimet e mia ditë për ditë.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 61