Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 59:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Më çliro nga armiqtë e mi, o Perëndia im; më vër në një vend të sigurt aty lart, larg atyre që ngrihen kundër meje.

2. Më çliro nga ata që bëjnë paudhësi dhe më shpëto nga njerëzit gjakatarë.

3. Sepse, ja, ata më ngrenë prita; njerëz të fuqishëm mblidhen kundër meje pa ekzistuar, o Zot, ndonjë faj apo mëkat nga ana ime.

4. Megjithëse nuk ekziston ndonjë gabim nga ana ime, ata nxitojnë dhe përgatiten; zgjohu që të më vish në ndihmë dhe shiko.

5. Prandaj ti, o Zot, Perëndia i ushtrive, Perëndia i Izraelit, zgjohu, për të ndëshkuar tërë kombet; mos fal asnjë prej atyre që veprojnë në mënyrë të pabesë. (Sela)

6. Ata kthehen në mbrëmje, ulërijnë si qentë dhe sillen nëpër qytet.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 59