Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 57:3-11 Bibla Shqip (ALBB)

3. Ai do të dërgojë nga qielli për të më shpëtuar, ai qorton ashpër atë që dëshiron të më përpijë. (Sela) Perëndia do të dërgoj mirësinë e tij dhe të vërtetën e tij.

4. Shpirti im është si në mes të luanëve; banoj midis njerëzve që vjellin zjarr, midis njerëzve dhëmbët e të cilëve janë shtiza dhe shigjeta, dhe gjuha e tyre është një shpatë e mprehur mirë.

5. U lartofsh mbi qiejt, o Perëndi; shkëlqeftë lavdia jote mbi të gjithë tokën.

6. Ata kanë shtrirë një rrjetë mbi hapat e mia; unë jam i tëri i kërrusur; kanë hapur një gropë para meje, por ata vetë ranë brenda. (Sela)

7. Zemra ime është e prirur mirë, o Perëndi, zemra ime është e prirur mirë; unë do të këndoj dhe do të lëvdoj.

8. Rizgjohu, fryma ime; rizgjohuni, psaltir dhe qeste; unë do të rizgjoj agimin.

9. Do të të kremtoj midis popujve, o Zot, do të këndoj lavdet e tua midis kombeve,

10. sepse e madhe deri në qiell është mirësia jote, dhe e vërteta jote arrin deri në retë.

11. U lartofsh mbi qiejt, o Perëndi; lavdia jote shkëlqeftë mbi të gjithë tokën.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 57