Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 55:6-14 Bibla Shqip (ALBB)

6. Prandaj kam thënë: "Ah, sikur të kisha krahë si një pëllumb! Do të fluturoja larg për të gjetur prehje.

7. Ja, do të ikja larg dhe do të qëndroja në shkretëtirë. (Sela)

8. Do të shpejtoja për të gjetur një strehë nga era e furishme dhe nga furtuna".

9. Shkatërroji, o Zot, ngatërro gjuhët e tyre, sepse kam parë dhunë dhe kacafytje në qytet.

10. Ditën dhe natën sillen mbi muret e tij; brenda tij sundojnë e keqja dhe çoroditja.

11. Në mes të tij është lakmia; shtypja dhe gënjeshtra janë të zakonshme në rrugët e tij.

12. Sepse nuk ka qenë një armiku im që tallej me mua, përndryshe do ta kisha duruar; nuk ka qenë një që më urrente ai që u ngrit kundër meje, ndryshe do t'i isha fshehur atij.

13. Por ke qenë ti, një njeri si unë, shoku im dhe miku im i ngushtë.

14. Bënim bashkë biseda të këndshme dhe shkonim bashkë në shtëpinë e Perëndisë.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 55