Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 55:1-12 Bibla Shqip (ALBB)

1. O Perëndi, vëri veshin lutjes sime dhe ki parasysh kërkesën time.

2. Dëgjo kërkesën time dhe përgjigjmu; ankohem vazhdimisht dhe rënkoj,

3. për zërin e armikut, për shtypjen e të pabesit; sepse më bien mbi kurriz disa fatkeqësi dhe në zemërimin e tyre më ndjekin këmba këmbës.

4. Zemra ime është e shqetësuar në trupin tim dhe tmerre që shkaktojnë vdekjen kanë rënë mbi mua.

5. Frika dhe të drithma më kanë sulmuar dhe tmerri më ka mposhtur.

6. Prandaj kam thënë: "Ah, sikur të kisha krahë si një pëllumb! Do të fluturoja larg për të gjetur prehje.

7. Ja, do të ikja larg dhe do të qëndroja në shkretëtirë. (Sela)

8. Do të shpejtoja për të gjetur një strehë nga era e furishme dhe nga furtuna".

9. Shkatërroji, o Zot, ngatërro gjuhët e tyre, sepse kam parë dhunë dhe kacafytje në qytet.

10. Ditën dhe natën sillen mbi muret e tij; brenda tij sundojnë e keqja dhe çoroditja.

11. Në mes të tij është lakmia; shtypja dhe gënjeshtra janë të zakonshme në rrugët e tij.

12. Sepse nuk ka qenë një armiku im që tallej me mua, përndryshe do ta kisha duruar; nuk ka qenë një që më urrente ai që u ngrit kundër meje, ndryshe do t'i isha fshehur atij.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 55