1. Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sipas mirësisë sate; për dhembshurinë e madhe që ke fshiji të ligat që kam bërë.
2. Më pastro tërësisht nga paudhësia ime dhe më pastro nga mëkati im,
3. Sepse i pranoj të ligat që kam bërë, dhe mëkati im më rri gjithnjë përpara.
4. Kam mëkatuar kundër teje, vetëm kundër teje, dhe kam bërë atë që është e keqe për sytë e tu, me qëllim që ti të njihesh i drejtë kur flet dhe i ndershëm kur gjykon.
5. Ja, unë jam mbrujtur në paudhësi, dhe nëna ime më ka lindur në mëkat.
6. Por ty të pëlqen e vërteta që qëndron në thelb, dhe më mëson diturinë në sekretin e zemrës.
7. Më pastro me hisop dhe do të jem i pastruar; më laj dhe do të jem më i bardhë se bora.
8. Bëj që të ndiej gëzim dhe ngazëllim; bëj që kockat që ke thyer të kremtojnë edhe ato.
9. Fshih fytyrën tënde nga mëkatet e mia dhe fshi të tëra paudhësitë e mia.
10. O Perëndi, krijo tek unë një zemër të pastër dhe përtëri tek unë një frymë të patundur.
11. Mos më largo nga prania jote dhe mos më hiq Frymën tënde të shenjtë.