4. Ai do të thërresë qiejt nga lart dhe tokën për të gjykuar popullin e tij,
5. dhe do të thotë: "Mblidhni shenjtorët e mi, që kanë lidhur një besëlidhje me mua me anë të flijimit".
6. Dhe qiejt do të shpallin drejtësinë e tij, sepse vetë Perëndia është gjykatësi. (Sela)
7. "Dëgjo, o populli im, dhe unë do të flas; dëgjo, o Izrael, dhe unë do të dëshmoj kundër teje. Unë jam Perëndia, Perëndia yt.
8. Nuk do të të qortoj për flijimet e tua as për holokaustet e tua që më rrinë gjithnjë përpara.
9. Nuk do të marr asnjë dem nga shtëpia jote dhe asnjë cjap nga vathët e tua.
10. Të mia janë në fakt tërë kafshët e pyllit; imja është bagëtia që ndodhet me mijëra ndër male.
11. I njohim tërë zogjtë e maleve; dhe të gjitha ato që lëvizin në fushat janë të miat.