Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 50:11-23 Bibla Shqip (ALBB)

11. I njohim tërë zogjtë e maleve; dhe të gjitha ato që lëvizin në fushat janë të miat.

12. Po të kisha uri, nuk do ta thosha; sepse bota dhe sa ajo përmban janë të miat.

13. A ha unë vallë mish demi ose a pi gjak cjapi?

14. Dhuroji Perëndisë flijime lëvdimi dhe plotëso zotimet e tua që i ke bërë Shumë të Lartit.

15. Kërkomë ditën e fatkeqësisë, unë do të të çliroj dhe ti do të më lëvdosh".

16. Por të pabesit Perëndia i thotë: "Çfarë të drejte ke ti të përmendësh statutet e mia dhe të kesh mbi buzët e tua besëlidhjen time,

17. ti që e urren korrigjimin dhe i hedh pas kurrizit fjalët e mia?

18. Në rast se sheh një vjedhës, bashkohesh me të me gjithë qejf, dhe bëhesh shok i atyre që shkelin kurorën.

19. Ti gojën ia lë së keqes dhe gjuha jote kurdis mashtrime.

20. Ti ulesh, flet kundër vëllait tënd dhe shpif kundër birit të nënës sate.

21. Ti i ke bërë këto gjëra dhe unë kam heshtur; ti ke menduar që unë jam krejt i ngjashëm me ty. Por unë do të të përgjigjem dhe do të vë çdo gjë para syve të tu.

22. Tani kuptoni këtë gjë ju që harroni Perëndinë, që unë të mos ju bëjë copë-copë dhe askush të mos ju çlirojë dot.

23. Ai që ofron flijime lëvdimi më përlëvdon dhe atij që sillet drejt do t'i tregoj shpëtimin e Perëndisë".

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 50