1. Perëndia i plotfuqishëm, Zoti ka folur dhe ka thirrur në mbledhje gjithë dheun, nga lindja në perëndim.
2. Nga Sioni, përsosmëri e bukurisë, Perëndia shkëlqen.
3. Perëndia ynë do të vijë dhe nuk do të rijë në heshtje; do të paraprihet nga një zjarr shkatërrimtar dhe rreth tij do të ketë një furtunë të madhe.
4. Ai do të thërresë qiejt nga lart dhe tokën për të gjykuar popullin e tij,
5. dhe do të thotë: "Mblidhni shenjtorët e mi, që kanë lidhur një besëlidhje me mua me anë të flijimit".
6. Dhe qiejt do të shpallin drejtësinë e tij, sepse vetë Perëndia është gjykatësi. (Sela)
7. "Dëgjo, o populli im, dhe unë do të flas; dëgjo, o Izrael, dhe unë do të dëshmoj kundër teje. Unë jam Perëndia, Perëndia yt.